Tokio/ Pushohen nga puna 200 robotë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një hotel në Tokio do të pushojë nga puna 200 robotë dhe në vend të tyre do punësohen njerëz. Drejtuesit e hotelit u shprehën se pas tre vitesh kuptuan se robotët nuk janë në lartësinë e duhur.

Jo efikas, të ngadaltë dhe të paaftë për t’iu përgjigjur kërkesave të klientëve. Të paktën gjysma e nëpunësve të hotelit Henn-na të Tokios do të pushohen nga puna. Por lajmi është se ata janë të gjithë robotë. Hoteli u bë i famshëm sepse ishte nga të parët në botë që punësoi 200 robotë në vend të njerëzve. Pas tre vitesh, eksperimenti konsiderohet i dështuar. Drejtuesit e hotelit në periudhën e fundit kanë marrë shumë ankesa nga klientët dhe kështu kanë vendosur t’i pushojnë nga puna.

Wall Street Journal shkruan se i pari që u çaktivizua ishte asistenti vokal i dhomës, i cili nuk arrinte t’u përgjigjej pyetjeve më të thjeshta, ose aktivizohej në mes të natës sapo dëgjonte zhurmën më të vogël. Robotët që merreshin me bagazhet, fikeshin në rast se binte shi apo borë dhe kritikoheshin pasi ishin shumë të ngadaltë. Ndërsa recepsionistët, nuk dinin të jepnin informacione për vendet që mund të vizitoheshin apo për oraret e fluturimit.

Robotët pas pak vitesh konsiderohen të vjetëruar, por drejtuesit vendosën që të mos i rinovojnë më. Por gjithsesi, ata paralajmërojnë se koha e robotëve nuk ka përfunduar.

 

Zjarr Tv Ad