Tom Doshi, ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas Neës 24, këtë kërkesë Tom Doshi, e ka bërë në cilësinë e kryetarit të Partisë Social-Demokrate (PSD).
Regjistrimi i partisë së Tom Doshit, vjen pak ditë pas thirrjes së ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila kërkoi që të ndalohej të kandidonte në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Nëpërmjet një statusi në Tëitter, Kim rikujtoi vendimin e DASH, për shpallen “non grada” të Tom Doshit. Doshit iu refuzua viza për në SHBA në vitin 2018-të. Kim deklaroi se votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq.
“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky paralajmërim i bërë nga Sekretari i Shtetit në SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më shumë,”-ka shkruar ambasadorja Yuri Kim.