Deputetja socialiste Blerina Gjylameti reagoi pas deklaratave të bëra nga PD së se Tom Doshi caktoi kandidaten e PS-së në Shkodër për zgjedhjet e 6 marsit dhe se ai po bën fushatë për të mbledhur vota për të.
Në një intervistë për MCN, Gjylameti tha se PS nuk është në koalicion me PSD-në. Ajo shtoi se ky është një justifikim për humbjen e radhës të PD-së.
Reagimi i Gjylametit:
“PS nuk është në koalicion dhe s’ka marrëveshje me PSD. Pastaj se çfarë angazhohet një parti për mbështetjen e një kandidat është një lloj justifikimi i humbjes së radhës së PD. Dy palët kanë tentuar të bëjnë pis kandidatin e tjetrit.
Tentojnë të gjejnë justifikime për humbjen e radhës. Kandidatja jonë është e duhura për t’u patur si alternativë. Kemi pasur një zonjë tjetër në krye të bashkisë që rregullisht ka refuzuar të bashkëpunojë me qeverinë”, tha Gjylameti.