Tom Doshi regjistrohet zyrtarisht për zgjedhjet e 25 Prillit…

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

KQZ-ja, ka miratuar listën shumëemërore të Partisë Social Demokrate, ose siç njihet ndryshe partia e deputetit Tom Doshi.

KQZ tha s’e nuk ka asnjë kusht që pengon PSD-në, nga kandidimi për zgjedhjet e 25 prillit, prandaj dhe vendosi të regjistrojë këtë forcë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kujtojmë se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bëri thirrje që emra si Tom Doshi, nuk duhet të jenë në listën e kandidatëve në zgjedhje, duke theksuar se “votuesit shqiptarë meritojnë më shumë”. Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi në “listën e zezë” Doshin, duke i ndaluar hyrjen në SHBA.

KQZ edhe më herët, ka deklaruar se kërkesës së Ambasadës amerikane për mos lejimin e Tom Doshit në zgjedhje, do t’i përgjigjet në bazë të legjislacionit shqiptar.

Zjarr Tv Ad