Tomorr Alizoti jep zgjidhjen: Të mos ketë më kryetarë, të krijohet një Komision që partia të bëhet institucionale

0
1367
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka folur mbrëmjen e sotme për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, teksa ka dhënë edhe mendimin e tij se si mund të zgjidhet kjo krizë mes demokratëve.

Sipas tij, do të ishte më mirë që të krijohej një Komision gjithpërfshirës dhe të mos kishte më kryetarë, pasi kryetarokracia është ajo që po e dëmton më shumë politikën në Shqipëri.

“Ne kemi pretenduar se kemi hyrë në demokraci pas sistemit totalitar. Ne erdhëm nga ky sistem që kishte një parti-shtet. Ne nuk kemi demokraci, pasi erdhëm nga sistemi totalitar në autokraci. Po ta shikosh krizën politike sot, është kriza midis lidervë, jo mes demokratëve. Shqipëria nuk ka hyrë në demokraci.

Sot partia nuk është institucionale. Ai që do kandidojë për kryeministër, hyn në garë si në SHBA, kë zgjedh anëtarësia. Vendimet e përjashtimeve të Sali Berishës dhe të tjerëve janë pa sens”, tha Alizoti në Zonë e Lirë.

Zjarr Tv Ad