Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, Tomorr Alizoti, është shprehur dotën e sotme se ka qenë kundër vendimit që zgjedhjet në PD të mbahen në 13 qershor, pasi kjo datë është shumë e afërt.
Gjithashtu ai kritikoi edhe kandidatët për keyetar të PD-së, për të cilët tha se nuk po diskutojnë për ide apo alternative, por po mbajnë fjalime duke shpalosur cilësitë e tyre personale.
“Nuk kam qenë dakord që zgjedhjet të zhvilloheshin kaq herët. Mendoj se ishte shumë shpejt. Kjo garë ishte shpejt. Gara ka filluar dhe unë thash një gjë që dua. S’po shoh diskutime mbi ide, vizion apo alternativa, por fjalime mbi cilësi personale”, tha Alizoti në “Kjo Javë”.