Topalli flet për protestën: Të ishte më e kontrolluar/ Asgjë nuk zgjidhet te dera e kryeministrisë

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ishte e ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela, ku u shpreh se; asgjë nuk zgjidhet duke shkuar tek dera e kryeministrisë, e që protesta duhet të ishte më e kontrolluar.

Jozefina Topalli: Do kishte një pjesëmarrje më të madhe nëse nuk do të goditej dera e kryeministrisë. Mendoj se gjëja më e afërt në këto kohë që po jetojmë nuk zgjidhet gjë te dera e kryeministrisë. Mendoj se protesta është një instrument dhe nëse arrin një pjesëmarrje të madhe, vite më para mund të kishte ndodhur ndryshimi.

Besoj se do të ishte më mirë që protesta të ishte më e kontrolluar. Nuk jam prej atyre që thonë pse u rrëzua pema. Kemi parë protesta më të ashpra në Paris. Kur humb jetën një njeri zemërimi është tejet i lartë.

Zjarr Tv Ad