Topalli komenton deklaratat e Kim për “non grata”: Të njëjtën gjë bëri dhe 1 vit më parë! Kujton çfarë tha Hilary Clinton në 2012 në Tiranë

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka komentuar deklaratat e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila e krahasoi Berishën me një zjarrvënës.

Topalli u shpreh në një intervistë për “A2Cnn” se një veprim të ngjashëm, sipas saj ambasadorja Kim e ka bërë edhe një vit më parë në zgjedhjet e 6 marsit.

“Jemi në fushatë elektorale. Edhe një vit përpara kemi pasur një deklaratë të ngjashme kur ishin zgjedhjet e 6 marsit. Ku thuhej që kandidatët e Berishës nuk kishin asnjë ofertë,” tha Topalli.

Ish-kryeparlamentarja tha se shpallja “non grata” e Sali Berishës nga SHBA i kujton një ngjarje historike për shqiptarët. Ajo kujtoi ardhjen e Hilary Clinton në 2012 në Tiranë, e cila në fjalimin e saj theksoi askohe se Shqipëria ishte një vend me demokraci funksionale.

“Akuzimi i Berishës për korrupsion thelbësor dhe minimin të demokracisë më kujton një gjë. Unë kam qenë kryetare e parlamentit kur erdhi Hillary Clinton në 100 vjetorin e pavarësisë. Ka mbajtur një fjalim që elektrizoi sallën, ajo ka një frazë në mes të fjalimit: Nëse doni të shihni një demokraci funksionale, ejani se do ta gjeni në Shqipëri. Dhe flitet për kohën kur Berisha ishte kryeministër.”- u shpreh Topalli./ newsbomb.al

Zjarr Tv Ad