Topalli: Lulzim Basha shtoi kontot bankare të kunatit, shiti çdo kauzë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jozefina Topalli ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

E ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Topalli është shprehur se interesi personal i Bashës është të shtojë kontot bankare të kunatit të tij.
Gjithashtu Topalli thekson se, Basha ka shitur çdo kauzë duke nisur nga çadra e deri tek karriget e parlamentit.

“Ka heq veten dhe ka vënë Berishën, në fakt është ai dhe Rama janë binomi që ka vendosur për çdo gjë apo vendimet e fundit që kanë marrë gjatë 8 viteve. 8 vite për të cilat askush nuk është krenar. 8 vite që Shqipëria është boshatisur. Ky përsërit edhe tezat e mia, por heq veten dhe vendos dikë tjetër.

dhe kur flet dhe akuzon dikë flet për gjërat ka bërë vetë në përgjithësi dhe ato që do të bëjë në të ardhmen.

Kur thotë marrja e partisë për interesa personale. Më interesa personale se të shtosh kontot bankare të kunatit nuk ka. Duke shitur çdo kauzë, çadrën, Astirin, teatrin, rrugën e kombit, procesin zgjedhor, bashkitë, karriget e parlamnetit, çdo gjë”, është shprehur Topalli.

Basha i promovuar nga Soros

Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka deklaruar se beson se kryetari i PD, Lulzim Basha është i promovuar nga Soros.

Sipas Topallit, Soros ka një influencë të madhe në shumë vende, duke përfshirë edhe në Reformën në Drejtësi, gjithashtu edhe në PD.

“Soros ka një influencë të madhe në shumë vende, edhe në Reformën në Drejtësi, edhe në PD. Unë besoj se Basha është i promovuar nga Soros”, tha ndër të tjera Topalli.

Zjarr Tv Ad