Topalli: Nuk po tentoj të tërheq anëtarët e PD-së drejt partisë sime

0
225
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jozefina Topalli ka mohuar çdo tentativë për të tërhequr drejt partisë së saj, anëtarë të PD-së, duke theksuar se; lidhjen e ka me qytetarët. Gjithashtu, Topalli ka folur dhe për marrëdhëniet e Bashës me aleatët, duke e krahasuar me kohën kur në krye të PD-së, ishte Sali Berisha.

“Unë skam bërë asnjë tentative për ti hequr kujt asgjë, unë i drejtohem qytetareve. Lidhja ime është e pazgjidhshme me çdo demokrat dhe kontaktet në fushë i kam me të gjithë. Jeta ime është e lidhur me çdo demokrat dhe se nuk ka asnjë të përbashkët me liderin e republikë së re. Shantazhimi ndaj demokratëve ka ndodhur dhe ndodh edhe tani, por kjo nuk shton dozën e moralitetit mes tyre.

Nuk mund të krahasosh raportet që ka pasur Berisha me aleatët dhe ata që ka Basha. Ka qenë një raport i bazuar në vota dhe ndershmëri dhe kjo ka kohë që nuk ekziston në kampin e drejtuar nga Basha. Unë jam indiferente nga kjo situatë dhe e di që janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për të mbajtur karriget e tyre”, ka thënë Topalli.

Zjarr Tv Ad