Topat e çuditshëm prej akulli mbuluan një prej plazheve të Finlandës

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një fenomen shumë i rrallë ka ndodhur në bregdetin Hailuoto në Finlandë pasi janë formuar disa topa akulli të pazakontë.

Hailuoto ndodhet në pikën më të largët në veri të Finlandës e cila e ndan atë nga Suedia.

Një prej banoreve shprehet se është një fenomen i rrallë dhe magjepsës. Ajo jeton shumë afër bregdetit dhe shprehet se kjo gjë ka ndodhur edhe më parë, por jo në përmasa kaq të mëdha.

Topat e akullit formohen kur uji i detit është i turbulluar dhe në temperatura të ulëta.

Ato ngjiten pas njëri tjetrit dhe lëvizin me valët e detit duke krijuar një pamje mahnitëse.

Zjarr Tv Ad