Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-presidenti Bamir Topi shprehet se në Partinë Demokratike duhet të dominojë kultura e komunikimit, liria dhe vota.
“Në PD duhet të dominojë kultura e komunikimit, liria, vota, respekti për kolegun. Sot shikon tentativa për eliminim politik, stërkëmbsha. Kjo frymë është futur nga Berisha dhe është absorbuar nga gjenerata e re.
Struktura e tij politike ka qenë e tillë që nuk është shkëputur nga vendimmarrja politike. Berisha ka qenë aty. Duke zgjedhur një pozicion që e bënte më komode vendimmarrjen e tij”, tha Topi në emisionin “Drejt” në Ora News.