Tottenham i jep leksion Manchester United, City vazhdon marshimin

0
368
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tottenham është skuadra fituese e supersfidës së javës së 25-të. Në Wembley, “gjelat” mundën pastër 2 me 0 Manchester United. Takimi nisi praktikisht me gol për të besuarit e Pochetino, ku pas fishkëllimës së kryesorit, Vertongen nis një top të gjatë drejt sulmit dhe Eriksen mposhti me një goditje të bukur nga afër De Gea. Dyfishimi erdhi nga këmbët e “djallit” Phil Jones që ishte i pafat në një tentativë për të larguar krosimin e Trippier. Me këtë fitore Tottenham ngushton diferencën me zonën Champions. Nuk zhgënjeu as Manchester City që “asfaltoi” 3 me 0 West Brom-in. Fernandinho në pjesën e parë dhe De Bruyne e Kun Aguero në fund hipotekuan 3 pikët  e radhës për qytetarët . Barazim midis Stoke CIty dhe Ëatford që gjatë 90 minutave nuk e gjetën rrugën e rrjetës.

Zjarr Tv Ad