TOTTENHAM “SURPRIZON” JUVENTUSIN NË SHTËPI

0
295
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka rezultuar spektakolar akti i parë i fazës së 1/16-ave të Uefa Champions League mes Juventusit e Tottenhamit, e cila u mbyll në barazim 2 me 2.  Dy gola të Higuain dhe një i Harry Kane kanë ndezur këtë takim që në sekondat e para.  Duhen vetëm 80 sekonda që Gonzalo Higuain të ngrejë peshë zemrat e të gjithë tifozëve të Juventus-it. Mjafton një goditje dënimiPjanic pason te argjentinasi  që i pambuluar e dërgon topin në rrjetë dhe 1 me 0. Si të mos mjaftonte një gol, Davies shkakton 11-metërsh që ekzekutohet saktë nga Higuain për 2 me 0.  Por, tronditja e 10 minutave të para përfundon për londinezët, të cilët kur nuk kanë ç’të humbasin dhe hidhen në sulm dhe shpesh me Alli e Kane kërkojnë të shfrytëzojnë hapësirat dhe gjuajnë portën. Në minutën e 35-të Kane ndërmori një sulm personal që e konkretizoi po vetë në gol. Në sekondat shtesë të ndeshjes Aurier shkakton 11-metërsh ndaj Douglas Costa. Afër 11 metërshit afrohet përsëri Gonzalo Higuain por këtë herë argjentinasi gaboi shenjestër duke e stampuar në traversë sferën.  Pas rikthimit në fushë, Tottenham u shfaq më e uritur për të gjetur golin, me Kane që tentonte thuajse nga të gjitha pikat. “Gjelat” e gjetën golin me anë të Eriksen. Danezi ekzekutoi saktë një goditje dënime dhe duke përfituar nga një devijim i murit mposhti Buffon.  Përfundimisht 2 me 2 dhe në ndeshjen e 7 marsit, Tottenham-it i mjafton administrimi i këtij rezultati, ndërsa Juventus përveçse duhet të djersis, duhet edhe të shënoj më shumë se dy gola për të shpresuar në kalimin në fazën çerekfinale.

 

Zjarr Tv Ad