Totti largohet me helm nga Roma

0
5

Pasi u largua nga fusha, Francesco Totti i jep fund edhe aventurës si drejtues në klubin e Romës. “Dashuria” e madhe e kapitenit për skuadrën e tij të zemrës që nuk e braktisi asnjëherë në karrierë ka përfunduar. Duhet ishte një ditë celebrimi për 17 vjetorin e titullit të fundit kampion për romanët të firmosur pikërisht nga Francesco Toti, por ajo është kthyer në një ditë të errët për klubin verdhekuq. Nuk ishte një koincidencë, pasi ish-kapiteni duket se e ka zgjedhur vetë këtë datë për të treguar të vërtetat e tij, të cilat pritet të përshtjellojnë më tej atmosferën te Roma.

 

“Është një ditë, që shpresoja që nuk do të vinte kurrë. Jap dorëheqjen, por nuk është faji im, pasi nuk më dhanë mundësi të shprehesha. Nuk më përfshinë asnjëherë në një projekt teknik. Mund të qëndrojë në vitin e parë, por më pas… Më mbanin jashtë gjithçkaje. Është një mirupafshim dhe jo lamtumirë. Nëse në të ardhmen pronarët e klubit do të kërkojnë të mbështeten fortë tek unë, atëherë do të jem gati”, ka thënë Francesco Totti, duke lënë të kuptohet se krisja me klubin erdhi pas largimit të mikut të tij dhe kapitenit, Daniele De Rossi.