Tower Bridge, Londër feston 125 vjetorin, qeveria favorizon turistët

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tower Bridge në Londër është duke festuar 125 vjetorin e ndërtimit të saj me një ofertë të veçantë për biletat në mënyrë që në këtë ditë të jetë e vizitueshme nga shumë më tepër vizitorë.

Ura e Kullës në Londër është një nga atraksionet më të famshme të qytetit, por këtë herë asqë do të keni nevojë të merrni kartën tuaj të bankës për ta vizituar atë, shkruan Mirror.

Këtë herë këtë atraksion ju mund ta vizitoni për vetëm 1.59 $.

Pjesa më e bukur është se bileta do të përfshijë edhe suveniret dhe ju do të keni kështu mundësinë të merrni edhe diçka me vete si një kujtim i bukur dhe i veçantë i kësaj dite.

Ecja përgjatë vetë urës është falas, por bileta ju jep juve të drejtën të hyni në kullat që ndodhen përgjatë saj dhe përgjatë vendkalimit të lartë që ofron disa pamje mjaft të spektakolare.

Ura u hap për publikun më 30 qershor 1894, kështu që duket e përshtatshme që biletat do të jenë të favorshme dhe në sipozicion nga data 20 deri në datën 30 qershor.

 

 

Zjarr Tv Ad