Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç ka reaguar pasi mbrëmjen e djeshme u prit me protesta në Podgoricë. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se nuk është zemëruar nga ofendimet e rënda të qytetarëve, por që do t’ua tregojë vendin atyre që nxisin urrjetje.
“Të ecim në rrugën e pajtimit dhe të dalim nga matrica e së shkuarës. Nuk më vjen keq për fjalët e shëmtuara të qytetarëve dhe mbroj të drejtën e tyre për të protestuar dhe shprehur pakënaqësinë. Shumë padrejtësi janë grumbulluar ndër vite, ndaj është e logjikshme që të ketë një reagim të tillë. Unë gjithmonë do t’ua tregojë se ku e kanë vendin ata”, ka shkruar Abazoviç.
Abazoviç u përball mbrëmë me disa prej protestuesve të mbështetur nga partitë proserbe, të cilët e ofenduan në bazë të kombësisë, duke e quajtur “tradhtar”, por politikani shqiptar nuk ka rënë në provokimet e tyre.