Trafik droge, banda shqiptare paraqitet në gjykatë (Emrat)

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vitin 2018, policia italiane arrestoi 20 persona, kishte të dyshuar gjithsej 37 persona, ndërsa janë sekuestruar 13 kilogramë drogë. Për të shkatërruar këtë bandë kriminale, janë ngazhuar 300 policë.

Hetimet për grupin kanë përfunduar të shtunën. Në bankën e të akuzuarve për trafik të lëndëve narkotike janë më së shumti klientë shqiptarë. Akuzat e ngritura ndaj shqiptarëve janë trafik droge, posedim i lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, shkruajnë mediat italiane.

Banda, e cila kishte aktivitete në shtetet e Holandës, Shqipërisë, Sllovenisë menaxhoi sasi të mëdha droge në një periudhë të shkurtër kohe. Ndër personat e vënë në pranga ka edhe të mitur.

Të arrestuar si pjesëtarë të bandës janë Denis Bimi, 28 vjeç, linderi i dyshuar i grupit, Clirim Tafili 49 vjeç, Elvis Cafi 39 vjeç,  Adriano Shabanaj (44), Agim Cafi (39), Besmir Sylja (24), Elvin Tafili 35), Erden Roçi (32), Alessandro Ronzullo (35), i lindur në Puglia, por me banim në San Salvo, Franco Nardino (55) nga San Severo, Berardino D’Onofrio 31), i lindur në Foggia por banues në San Salvo, Emran Morina nga Maqedonia Veriore (29) dhe rumuni Costel Blanaru (42).

Ndërsa po ashtu të arrestuar po për të njëjtin grup kriminal janë edhe shqiptarët Eqrem Bimi (58), Andersen Tomorri (27) dhe Albjond Xheka (29).

 

Zjarr Tv Ad