Trafik droge drejt Malit të Zi, Gjykata e Shkodrës lë në burg 3 nga 5 të arrestuarit

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre nga të arrestuarit në operacionin “Prekalori”, kapur me 250 kg drogë në tentativë për ta çuar në Malin e Zi, janë lënë sot në arrest me burg, kurse dy të tjerë me detyrim paraqitje.

Gjykata ka vendosur të lërë në burg shtetasit Zef Kola, Kristian Melaj dhe Genc Meçaj. Kola dyshohet se ishte kreu i grupit të strukturuar kriminal ndërsa Meçaj bashkëpunëtori kryesor.

Ndërsa për shtetasit Elvis Hysaj dhe Xhusepe Melaj gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Pesë personat sipas policisë, ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Arrestimi i pesë personave është kryer pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, me qëllim përfitimin.

Sasia e lëndës narkotike është gjetur në një fugon, në prani të shtetasve Zef Kola dhe Genc Meçaj, të cilët do të kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, ndërsa të arrestuarit e tjerë, sipas policisë ishin bashkëpunëtorët e këtyre të fundit, ku gjithsecili kishte rolin e vet në këtë aktivitet kriminal.

Ky operacion u zhvillua në bazë të hetimeve të kryera, mbi këtë grup kriminal, i cili kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë.

Gjatë veprimeve të mësipërme u sekuestrua automjeti tip fugon; lënda narkotike me peshë 205 kg; 4 automjete të markave të ndryshme dhe 5 telefona celularë

Zjarr Tv Ad