Trafik droge drejt vendeve të BE, 22 të arrestuar në Shqipëri dhe Itali

0
802
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një operacion i përbashkët antidrogë i policisë shqiptare dhe asaj italiane, ka vënë në pranga 22 persona të akuzuar për trafik droge drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Operacioni i koduar “Boaster”, i nisur në orën 06.00 të mëngjesit të sotëm, ka arrestuar 22 persona në Itali dhe Shqipëri, më konkretisht 20 në shtetin dhe dy në vendin tonë.

Në operacion janë përfshirë Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, ZQK Interpol Tirana, policia e Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit.

Në kuadër të Operacionit “Boaster”, sot në orën 06:00, në vendin tonë dhe në Itali.

Të arrestuarit janë të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike me shtrirje në vendin tonë dhe në vendet e Bashkimit Europian.

Dy prej të prangosurve janë arrestuar në vendin tonë në orët e para të mëngjesit. Operacioni ka filluar në të njëjtën orë dhe është ende në zhvillim.

Të arrestuarit janë Enea(Eldi) Milla (Doma), 32 vjeç, lindur në Tiranë dhe Adriatik Alshabani, 29 vjeç, lindur në Durrës.

Operacioni vijon ende dhe në përfundim të tij do të bëhen me dije edhe emrat e të arrestuarve në Itali

Zjarr Tv Ad