Trafik traumatik…U shamë e u kërdisëm dje nëpër timonë me njëri-tjetrin.

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

5 orë na zgjati udhëtimi dje nga Palasa në Tiranë. U nisëm pasdite vonë dhe përfunduam në shtëpi në mes të natës…

U shamë e u kërdisëm dje nëpër timonë me njëri-tjetrin. Por më kot, rruga nuk tërhiqte për kiamet. Në fakt dje isha pasagjer. Por ata që i bien borisë në trafik si kam kuptuar asnjëherë!? A thua se me atë bori u lirua trafiku…

Nuk e di sa milionë euro të deklaruara publikisht si investime në rrugë e tunele më vinin ndërmend dje. Por pa shpresë! Vargu i gjatë i makinave nuk mbaronte në të njëjtën rrugë që ka qenë tash 100 vjet.

Na mbaruan edhe llafet. Mbaruam edhe me Metën në Stambull e Begon në Tiranë. Mbaruam edhe me Sazanin që nga Radhima  dukej i mbytur në tym. Mbaruan edhe hajgaret me komente në FB.

Rruga ishte ende e gjatë. Nata u bë e plotë. Rrugët pa drita, se nuk kemi energji… Runi, qeni jonë u bë edhe më vigjilent, megjithse i flihej.

Diku nga Peqini desh na hodhi në kanal një eskortë arrogante dhe me shpejtësi marramendës. Ishte ora 22:10. Na kishte dalë shpirti në makinë. Na kishin mbaruar llafet. Por i futëm një të sharë edhe eskortës.

Sot akoma nuk e besoj që nuk jam në makinë…

Lajmet thonin se edhe nga Durrësi e Shëngjini ishte dramë kthimi…

Por ama kush i la rrugët rrugëve?! Hë,kush?!
Saliuuuu…

Ja si motivohet njeriu për t’u ngritur nga krevati.

Javë të mbarë!

Zjarr Tv Ad