Trafikim droge dhe tentativë vrasje, OFL u kërkon justifikimin e pasurisë 4 të dënuarve

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë 4 të dënuarve në Korçë dhe Kavajë për trafikim narkotikësh dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Justifikimi i pasurisë kërkohet për:

-Jorgo Zguri banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Kristi Pojani banues në Korçë, i dënuar për  veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

-Gjergji Ziu banues në Korçë, i dënuar për  veprën penale “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim;

-Bashkim Demrozi banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad