“Trafikojnë drogë nga Rinasi”/ Oficeri i Policisë denoncon fisin Rraja : Janë kthyer në grup kriminal, Rama u ka shkuar në shtëpi

0
246
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale mesazhin e një oficeri të Policisë së Krujës lidhur me fisin Rraja.

Qytetari shkruan se fisi Rraja është kthyer në një grup të strukturar kriminal: në vrasës me pagesë dhe në trafikantë droge prej vitesh nga Stambolli në Rinas, Belgjika, Italia dhe Zvicra.  Sipas denoncuesit, fisi ka pasur gjithmonë një mbështetje të madhe nga kryeministri Edi Rama dhe deputeti Taulant Balla, sidomos kur dy vite më parë u shkoi për vizitë në shtëpi kreu i qeverisë, Vangjush Dako dhe Blendi Klosi.

“Po të shkosh në Komisariatin e Krujës të shikosh procesverbalet për krimet e dyshimet për personat kontigjent kriminal Xhelal Rraja që sot është drejtor poste në Bashkinë së Krujës akuzohet se ka tentuar që të vrasë 4 policë në Fushë Krujë, duke i shtuar edhe akuzat për gjobëvënie. Madje ai akuzohet për vrasjen e shtetasit Xhavit Haka dhe rrëmbimin e policit nga Larushku, Arben Sejfulla Zalla,“-shkruan qytetari.

Denoncuesi gjithashtu shkruan se vëllai i Rrahman dhe Xhelal Rrajës është shpallur në kërkim për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike pasi në pacelat e tij janë mbjellë mbi 3 mijë degë kanabis.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/401705327121367/

Zjarr Tv Ad