Trafikonin persona me vizë false drejt SHBA-së e Kanadasë, 15 të arrestuar pas hetimeve të SPAK

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka ekzekutuar 15 urdhra arresti në kuadër të operacionit “Crystal Eagle”.

Personat e vënë në pranga dyshohen se trafikonin shtetas me dokumente të falsifikuara drejt SHBA-së dhe Kanadasë.

Mes të arresturave janë edhe dy punonjës të policisë së Rinasit me iniciale B.I. dhe B.M.

SPAK ka kërkuar arrest me burg për shtetasit:

Mark Gjinaj (Gjini), Juxhin Tirana ,Ilir Ferhati, Elvis alias Fatmir Qema, Klajdi Llika, Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Gezim Gjona, Eduart Haxhiu, Altin Memaj,  Blerim Coka, Shkëlzen Avduli (Byberi, Gjoka, Popega), Admir Spahia, Azem Tanushi, Xhelil Dautaj.

Gjithashtu janë dhe 9 persona të tjerë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe “Detyrim paraqitje”.

Në këtë operacion të zhvilluar në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligjzbatuese kanë marrë pjesë rreth më shumë se 100 efektivë policie.

Operacioni është zhvilluar në disa rrethe të vendit pas një hetimi disa mujor për evidentimin dhe falsifikimin e dokumenteve të kësaj veprimtarie kriminale.

Zjarr Tv Ad