“Trafiku ka mbështetjen e strukturave të shtetit”/ Klodiana Lala për thirrjen publike të DEA-s ndaj shqiptarëve: Duan burime të pavarura për të shkuar tek e vërteta

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

DEA u bëri thirrje në rrjetet sociale shqiptarëve një ditë më parë që të tregojnë se si bëhet trafiku i drogës në Shqipëri dhe kush e bën atë. Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala tha se DEA ka mungesë besimi te autoritetet shqiptare.

Sipas saj, trafiku i drogës kryhet me mbështetjen e shtetit dhe trafikantët nuk janë të vetmit në këtë histori.

Për këtë arsye, tha ajo, DEA kërkon të ketë burime të pavarura për të shkuar tek e vërteta.

“Trafiku i drogave të forta nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, ku Shqipëria është kthyer në një hambar të madh të kokainës, kaloi pa vëmendje.

DEA ka mungesë besimi te autoritetet shqiptare. Ka kuptuar trafiku nuk po bëhet më vetëm nga trafikantët, por kanë mbështetjen e strukturave të shtetit. Ata duan të kuptojnë realisht se çfarë ndodh brenda burimeve të pavarura. Që do të thotë, nëse dikush vret një person, bën një masakër si e para disa ditëvbe, policia vendos një shumë të konsiderueshme parash, për këto që jep informacion. DEA nuk tha jap para, por duke premtuar anonimitet, duke garantuar që lufta ndaj trafikut të drogës do të jetë një luftë e pakompromis.

Zjarr Tv Ad