Tragjedi në brigjet helene/ Mbytet anija, raportohet për 59 viktima

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër tragjedi është shënuar në Greqi, ku është mbytur një anije peshkimi që transportonte emigrantë.

Ngjarja ka ndodhur në ujrat e Pylso, ku nga mbytja e anijës kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kanë arritur të shpëtohen deri më tani 104 prej tyre. Mediat greke raportojnë se personat që kanë humbur jëtën janë me origjinë nga Afganistani, Pakistani, Siria dhe Palestina.

Dëshmitë raportojnë se ndërsa anija po lundronte, papritmas pati një tronditje majtas dhe më pas djathtas dhe pasoi fundosja e anijes së peshkimit.

Anija e peshkimit ishte nisur nga Tobruku, Libi, me destinacion Italinë dhe u pa për herë të parë rreth orës 20:00 të së martës. Ndërsa më pas për shkak edhe të dallgëe anija e peshkimit që po transportonte rreth 400 emigratë është mbytur.

Autoritetet greke po vijojnë punën për të gjetur personat e tjerë që rezultojnë të zhdukur.

Zjarr Tv Ad