Në 22-vjetorin e tragjedisë së Otrantos, familjarët e viktimave thanë se proceset gjyqësore sipas tyre dhe dëmshpërblimet janë bllokuar pasi janë paditur nga shteti italian. Ndaj në këtë përvjetor ata kërkuan mbështetjen e shtetit shqiptar për drejtësinë sipas tyre të munguar në dy dekada.
22-vjetori i tragjedisë së Otrantos u përkujtua me lot e lule nga familjarët e viktimave.
“Kështu siç jemi ne kërkojmë drejtësi, drejtësi, këtu nuk ka shtet”.
Por nga paditës këtë përvjetor zbuluan se janë të paditur nga shteti italian, çka ka bllokuar dëmshpërblimet që u takojnë.
“Më kanë thënë që juve ju ka paditur shteti italian, sikur ne kemi faj dhe na kanë ndërprerë dhe gjyqin, dhe dëmshpërblimin dhe të tëra nuk duan të na i japin më”.
Ndaj kërkojnë mbështetjen e shtetit për të marrë drejtësinë. sipas tyre të mohuar.
“Shteti ynë e ka detyrë kushtetuese, duhet të na mbrojë me ligj si qytetarë shqiptarë. Po na sjell vërdallë italiani si i do qejfi”.
“Të na lindë e drejta të marrim dëmshpërblimin e fëmijëve tanë”.
Në vitin 1997, anija “Kateri i Radës” me 118 persona, mes të cilëve gra e fëmijë, u godit nga anija luftarake “Sibila”.
Për pasojë 84 persona u mbytën, 34 prej tyre shpëtuan, dhe 24 humbën në fundin e detit.