Shoqëria civile do të zhvillojë sot një protestë para Ministrisë së Brendshme, pas tragjedisë në Himarë ku humbi jetën një vogëlushe 7-vjeçare pasi u përplas nga një mjet lundrues që kryente manovra të rrezikshme në breg të detit.
Protesta do të mbahet në orën 19:00 nën moton “Nuke vrau varka, por shteti”. Në këtë protestë qytetarët do të kërkojnë dorëheqjen e Bledi Çuçit dhe ministres së Turismit, Mirela Kumbaro.
Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik dhe ka shaktuar reagime të forta nga krerët e opozitës në vend. Mbrëmjen e djeshme në Shëngjin janë mbajtur eedhe homazhë, ku qytetarët kanë hedhur lule në det dhe kanë ndezur qerinj.
Ditën e djeshme Partia e Lirisë deklaroi se mbështet çdo lloj proteste dhe bashkohet me indinjatën e opinionit publik.