Tragjedia në ditën e Shën Mërisë, i riu vd.es nga asfiksia pasi banesa iu dogj nga zjarri

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i ri humbi jetën në mënyrë tragjike në ditën e Shën Mërisë, pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri. Ngjarja u shënua rreth orës 06:45 të mëngjesit të sotëm në Patras të Greqisë, kur kati i parë i një shtëpie dy katëshe në rrugën Aginoros, në zonën e Iteas u përfshi nga flakët.

Gjatë ndërhyrjes për shuarjen e zjarrit, forcat zjarrfikëse gjetën brenda një 29 vjeçar pa shenja jete. Ai ishte bllokuar në banesë pasi nuk mundi të hapte grilat elektrike dhe të shpëtonte, duke humbur jetën nga asfiksia.

Shërbimeve të urgjencës që u dërguan në vendngjarje iu desh të dërgonin oksigjen për tre zjarrfikës që kishin probleme me frymëmarrjen për shkak të dioksidit të karbonit të thithur gjatë zjarrit, pasi shtëpia ishte e mbyllur totalisht me grila dhe nuk mund të hapeshin.

Zjarr Tv Ad