Tragjedia në familjen Tola, humb jetën nëna me dy fëmijët

0
213
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tragjedi e madhe ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Ostren të Madh në Bulqizë ne familjen e Ylber Tolës. Nëna 40 vjeçe dhe dy fëmijët e saj, vajzë e djalë kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola. Fëmija i tretë ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Guri, në njësinë administrative Ostren, ku ambulanca ende nuk ka mbërritur. Aktualisht në vendngjarje ndodhen forcat të shumta policie.

Policia Bulqizë / Informacion paraprak

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R. T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Zjarr Tv Ad