Tragjedia në Himarë / Paralajmërohet protestë te Ministria e Brendshme

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetarët kanë paralajmëruar protestë në rrjetet sociale, pas tragjedisë në Himarë ku humbi jetën një vogëlushe 7-vjeçare pasi u përplas nga një mjet lundrues që kryente manovra të rrezikshme në breg të detit.

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik dhe ka shaktuar reagime të forta nga krerët e opozitës në vend.

Protesta është paralajmëruar të mbahet ditën e enjte në orën 19:00 para Ministrisë së Brendshme.

Më herët reagoi Partia e Lirisë, duke deklaruar se mbështet çdo lloj proteste dhe bashkohet me indinjatën e opinionit publik.

Opozita ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Zjarr Tv Ad