Tragjedia në Libani/Kryeministri Diab u kërkon ndihmë shteteve tjera:”Na ndihmoni në trajtimin e këtyre plagëve të thella”

0
211
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab ka folur për shpérthimin e fùqishëm që mori jetën e të paktën 100 personave dhe plagosi 4 mijë të tjerë. Diab e cilësoi “katástrofë” duke theksuar se përgjegjësit do të paguajnë për këtë trágjedi ndërsa mbetet përparësi trajtimi i të plágosurve.

Nuk mungoi thirrja e tij për vendet e botës që ti qëndrojnë pranë Libanit në këto ditë të vështira. “Gjithçka ndodhi nuk do të kalojë pa gjetur shkaktarët. Përgjegjësit për këtë katastrofë do e paguajnë çmimin e tyre. Unë po dërgoj një thirrje urgjente për të gjitha vendet që janë miq dhe vëllezër dhe e duan Libanin, që të qëndrojnë pranë saj dhe të na ndihmojnë në trajtimin e këtyre plágëve të thella”, tha kryeministri.

Çfarë ndodhi? Shpérthimi ndodhi pas orës 18:00 të së martës. Mediat lokale treguan se njerëzit kishin mbetur të bllókuar nën rrënoja, e në video shiheshin makina e ndërtesa të dëmtuara nga shpérthimi.

“Të gjitha ndërtesat përreth janë shembur. Unë po eci nëpër xham dhe mbeturina kudo, në errësirë”, tha një dëshmitar pranë portit për agjencinë e lajmeve AFP. Thuhet se spitalet ishin të mbingarkuara dhe shumë ndërtesa u shkatërruan.

Shpérthimi u ndje gati rreth 240 km larg, në ishullin e Qipros në Mesdheun lindor, me njerëz atje që menduan se ishte një térmet. Zyrtarët thanë se po fillonte një hetim për të gjetur shkallën e saktë të shpërthimit. Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në Liban tha që ata që janë përgjegjës për shpérthimin do të përballen me “dénimin maksimal” të mundshëm.

Nitrati i amonit ishte raportuar se ishte shkarkuar nga një anije e ndalur në port në vitin 2013, dhe më pas ishte ruajtur në një depo atje. Shpérthimi vjen në një kohë të vështirë për Libanin, për shkak të krizës konomisë dhe pándemisë së Cóvid-19.

Ténsionet janë gjithashtu të larta pasi të premten pritet të merret një vendim nga gjykata. lidhur me vrásjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në 2005.

Zjarr Tv Ad