Kryetari i partisë Demokratike,Sali Berisha,gjatë një konference për shtyp ai u shpreh për ngjarjen e Potamit.
“Janë bërë përpjekje të mëdha për të fshehur gjurmët e krimit, jo vetëm autori tentoi të largohet, por janë zhdukur kamerat që regjistruan skenën e krimit. Persona, kriminelë njësoj si Arjan Tase, menjëherë kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato.
Por këtu ka dëshmitarë të shumtë. Me këtë rast unë i kërkoj Edi Ramës, të shkarkojë menjëherë të dy ministrat, përgjegjës absolutë për fatkeqësinë, dramën që ndodhi në Potam. Ky është hapi më minimal.
Nuk mund ta kapërcejë Edi Rama me halucinacione, vampirë mediatikë dhe politikë. Rama me mbrojtjen që i bën krimit duke përdorur epitete halucinante, meriton një revoltë të madhe popullore. Edi Rama në vend të një ndjese qindra herë para shqiptarëve, u deklaron se kemi organizuar sezonin më të përsosur turistik në Shqipëri. Si mund të flitet për përsosmëri kund ndodhin krimet më makabre atë e di vetëm mendja e tij.”