Tragjike/ Ishte duke ndërruar gomën e kamionit, 47-vjeçarit shqiptar i thyhet kriku dhe e zë poshtë mjeti i rëndë

0
175
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht, teksa po tentonte të riparonte gomën e një automjeti komercial.

Mediat greke raportojnë se 47-vjeçarit iu thye kriku, duke bërë që ta zinte kamioni sipër.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën “Michail Psellou”, të Selanikut. 47-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje pa mundur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Rrethanat e sakta të aksidentit janë duke u hetuar ende nga grupi hetimor.

Zjarr Tv Ad