Tragjike në Itali! 13-vjeçari me origjinë shqiptare humb jetën në gjumë. Ja dyshimet e para mbi ngjarjen

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë është shënuar në provincën e Parmës në Itali, ku një 13-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën teksa ka qenë në gjumë.

Ka qenë motra e tij 17-vjeçare që ka zbuluar ngjarjen tragjike mëngjesin e djeshëm, pas para orës 08:00.

Familja e të miturit thirri menjëherë ndihmën, por asgjë nuk mund të bëhej për të miturin që kishte ndërruar jetë.

Mediat italiane bëjnë me dije se ka nisur një hetim mbi rastin, ndërsa paraprakisht dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga një atak kardiak që e ka goditur 13-vjeçarin në gjumë.

Megjithatë, autopsia do të sqarojë shkakun e vdekjes.

Zjarr Tv Ad