Tragjike në Librazhd, zbardhen emrat, kush është çifti që dyshohet se u vetëhelmua

0
430
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Librazhdin. Një çift i sapomartuar dyshohet se është vetëhelmuar dhe për pasojë 19-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Bëhet fjalë për çiftin Rezarta Hajdari dhe Olsian Hajdari. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Të rinjtë kishin vetëm pesë ditë që ishin martuar, ndërkohë mbeten ende mister shkaqet që i kanë shtyrë ata drejt këtij veprimi ekstrem.

Kjo ngjarje e rëndë, e cila ka tronditur të gjithë banorët e Librazhdit është regjistruar në fshatin Xhyrë, ndërsa mësohet se ka qenë vetë nëna e djalit ajo që ka gjetur pa shenja jete nusen dhe të birin në gjendje kritike.

Njoftimi i policisë:

Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad