Tragjike për Cafu, humb jetën djali i legjendës braziliane

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dramatike për Marcos Cafu, yllin e futbollit brazilian si dhe kampionin e Milanit.

Djali i tij 30-vjeçar Danilo ndërroi jetë për shkak të një infarkti në zemër duke luajtur futboll në shtëpinë e tyre në Sao Paulo.

Pavarësisht se arritën në spital, më i madhi nga tre djemtë e lojtarit humbi jetën.

Mjekët bënë gjithçka që ishte e mundur për ta rikthyer në jetë por pa sukses.

Shumë persona nga bota e futbollit kanë reaguar në mbështetje të Cafu-së duke i shprehur keqardhjen dhe suportin e tyre.

Francesco Totti shkruan: “E kam parë të rritet. Nuk është e mundur. Jam me gjithë zemër afër teje miku im. U preftë në paqe Danilo”.

Zjarr Tv Ad