TRAGJIKE/ Shkuan në Itali për kurim, ndërron jetë 19-vjeçarja e familjes Gjoka që u dogjën nga shpërthimi i bombulës në Velipojë, vëllai në gjendje të rëndë

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një lajm i hidhur vjen nga Italia, ku bëhet me dije se ka ndërruar jetë Danila Gjoka, që u dogj nga shpërthimi i bombulës në Velipojë një javë më parë.

19-vjeçarja së bashku me nënën, vëllain dhe motrën morën plagë të shumta nga shpërthimi i bombolës dhe pas trajtimit disa ditorë në Tiranë ato u dërguan në Itali, për mjekim më të secalizuar.

Por si duket plagët kanë qenë të rënda duke i marrë edhe jetën 19-vjeçares.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së dielë, ku në një hotel në Velipojë ka shpërthyer një bombol gazi dhe kanë mbetur të lënduar pronarët.

Të plagosur mbetën Klarisa Gjoka, Danjela Gjoka, Enriko Gjoka dhe Alketa Gjoka , përkatësisht të moshave 15, 19, 11 e 30 vjeç.

Ndësa mësohet se vëllai i 19-vjeçares është në gjendje të rëndë.

Zjarr Tv Ad