Trajleri përplasi ambulancën, ndërron jetë në spital 82-vjeçarja

0
13

Aksidenti i rënde i ambulancës që u përplas me trajlerin,vdes në Spitalin e Traumës pacientja Llambrini Ashani,82-vjeçe,në gjendje të rëndë edhe infermieri Aleksandër Kati,54-vjeç.  Gjykata Berat jep masën e arrestit për drejtuesin e trajlerit.

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë sot masën e arrestit për drejtuesin e trajlerit, shtetasin Rus, Zako Brajeviç,50-vjeç,i cili u cilësua fajtor për përplasjen me ambulancën që po transportonte një të sëmurë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Ngjarja ndodhi 4-ditë më parë në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Otllak” dhe si pasojë e aksidentit të rëndë u plagosën: drejtuesi i ambulancës Arben Merko,58-vjeç; infermieri Aleksandër Kati,54-vjeç; e sëmura Llambrini Ashani,82-vjeçe dhe familjarët e saj N.Ashani,52-vjeçe dhe A.Ashani,56-vjeç. 82-vjeçarja Llambrini Ashani nuk mundi tu shpëtojë dot plagëve të marra dhe gjeti vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë edhe infermieri Aleksandër Kati,54-vjeç.

Edhe pse pas ekzaminimit paraprak të vendngjarjes u dyshua se,shkak për aksidentit ishte bërë shpejtësia e madhe me të cilën po qarkullonte ambulanca në këtë aks, pas ekzaminimit të provave në vendngjarje dhe qartësimit të dinamikës së askidentit, rezultoi se trajleri që po futej në një pulari i kishte prerë rrugën ambulancën dhe policia arrestoi në mbrëmje 54-vjeçarin Rus, Zako Brajeviç.

Shtetasi rus u përball sot me togat e zeza në Gjykatën e Beratit, për tu njohur me masën e arrestit. Gjyqtari Durim Hasa,në bazë të provave të grumbulluara e ka cilësuar të vlefshëm arrestimin e tij dhe ka dhënë masën e sigurisë “Garanci Pasurore” me vlerën 10 milion lekë, me kusht “detyrimin paraqitje” brenda një muaji në Prokurorinë Berat. Sipas gjyqtarit Durim Hasa, në rast të shkeljes së garancisë pasurore, shtetasi rus rrezikon burgun.