Trajnerët e kombëtareve takim në FShF, parapërgatitje për kompeticionet kombëtare

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak para fillimit të edicioneve kombëtare të futbollit, trajnerët e të gjithë ekipeve kombëtare zhvilluan sot një mbledhje pranë FShF. Të pranishëm ishin dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe drejtuesit e Sektorit të Ekipeve Kombëtare. Në fokus të këtij takimi ishin çështje organizative, plani i punës para nisjes së kampionateve si edhe për koordinimin e punës në evidentimin e elementëve të vlefshëm që kanë perspektivë për të ardhmen. Trajnerëve iu kërkua që të fokusohen te dokumentimi i të dhënave deri në detaje për çdo talent në mënyrë që trajnerët e të gjitha moshave të kenë një informacion të bollshëm për çdo futbollist, që aktivizohet në ekipet kombëtare në të gjitha moshat. Gjatë mbledhjes u diskutuan edhe për mënyrën se si do të operohet për vëzhgimin e talenteve të reja, që mund të jenë prurje potenciale në ekipet kombëtare si edhe u fol për organizimin e punës në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare që nisin në muajin shtator. Po ashtu, u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit dhe komunikimit me klubet për talente të veçantë të evidentuar nga trajnerët kuqezi, pasi janë klubet ato që bëjnë punën më të madhe në formimin e një futbollisti

Zjarr Tv Ad