Matthijs de Ligt u transferua nga skuadra e Juventusit tek Bayerni i Mynihut në Gjermani gjatë kësaj merkatoje vere.
Por duket se fillimi i aventurës së re për holandezin nuk ka qënë edhe aq i thjeshtë. Trajneri i Bayernit të Mynihut Julian Nagelsmann ka bërë publike një bisedë me ish mbrojtësin e Juventusit, duke shigjetuar në njëfarë mënyre edhe kampionatin italian.
“Pas stërvitjes De Light më tha se ajo kishte qënë séance më e vështirë stërvitore gjatë katër viteve të fundit, porn ë të vërtetë ajo ishte një stërvitje normale” ka thënë Nagelsmann. Më tej ai shtoi se: “Në Itali është e vështirë të jesh në formë me këto lloj stërvitjesh”.
Duke ngritur pikëpyetje të mëdha lidhur me regjimet dhe stërvitjet që zhvillojnë futbollistët që aktivizohen në Seria A.