Trajneri i ri i Shqipërisë zgjidhet pas Andorrës

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Itali nuk kanë asnjë dyshim, Edy Reja do të jetë trajneri i ri i përfaqësues shqiptare. Tekniku italian nuk ka preferuar të flasë mbi këtë temë, fundja për respekt edhe të Panuçit pasi bashkëkombësit të tij ende nuk i ishte komunikua shkarkimi. Sipas mediave italiane, ndërmjet Edy Rejas dhe Federatës Shqiptare është arritur një akord paraprak. Kjo teme do të diskutohet më thellësisht pas ndeshjes kundër Andorrës, në program për tu zhvilluar këtë të hënë, shkruan “Calciomercato.it”.

Të njëjtën linjë mbështet edhe “Corriere dello Sport”: Edy Reja pritet të jetë trajneri i ardhshëm i përfaqësueses shqiptare pas shkarkimit të Panuccit. Gjithnjë sipas “Corriere dello Sport”, kontrata ka qenë gati që të premten në mbrëmje por Reja mori pak më shumë kohë për të reflektuar, shkruan Corriere.

Edy Reja, ish trajneri i Lazios, Napolit dhe shumë ekipeve të tjera në Serie A, zhvilloi një takim të gjatë me presidentin e FSHF pas ndeshjes kundër Turqisë, fakt të cilin e konfirmoi edhe Armand Duka në një prononcim ekskluziv për BalkanWeb. E vetmja gjë e sigurt për momentin është se ndaj Andorrës, Shqipërinë do ta drejtojë dyshja Bulku-Mema, një vendim ky për ti dhënë më shumë kohë Dukës për të zgjedhur trajnerin e ri.

Zjarr Tv Ad