Transferimi i çmendur, Manchester United vendos rekord në merkato

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një çmenduri e vërtetë financiare. Asnjë ekzagjerim, pasi Manchester United bën goditjen e madhe të merkatos së verës dhe vendos një rekord të ri në historinë e futbollit. Sipas mediave angleze “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të Leicester dhe kombëtares së Anglisë, Harry Maguire për 80 milion stërlina (60 plus 20 bonus).

Kjo është shifra më e lartë e paguar ndonjëherë për një mbrojtës, por e detyrueshme për të mundur rivalitetin e “armiqve” të përjetshëm të Manchester City. Guardiola kërkonte me ngulm futbollistin, por tani duhet të dorëzohet, pasi oferta e United ishte e parezistueshme. Sipas “The Sun”, Maguire do të zhvillojë të hënën testet mjekësore dhe më pas do të bëjë prezantimin zyrtar. Në këtë mënyrë, Harry Maguire vendos rekordin e mbrojtësit më të shtrenjtë në histori, duke kaluar Virgil van Dijk, që u transferua në janar të vitit 2018 te Liverpool për 75 milion stërlina.

Zjarr Tv Ad