Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, në konferencën për shtyp ka deklaruar se brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë të rindërtuara. Kjo ka qenë dhe një pikat në kërkesë të studentëve, të cilët kanë kërkuar kushte më të mira.
Rama bëri të ditur se konviktet në Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Tiranë do të marrin një mbështetje buxhetore, ndërsa theksoi se me aktin normativ të buxhetit janë 3 mln dollarë shtesë.
“Kemi 8 shoqëri për akomodimin e studentëve. Të gjitha konviktet do të marrin një mbështetje buxhetore nga shteti dhe në të njëjtën kohë janë shoqëri, të cilat ka nevojë për një reformim për të cilin po punojmë. Ne me aktin normativ të buxhetit, do të japim 3mln dollarë shtesë për intrastrukturën e konvikteve. Po ashtu është duke u negociuar për një projekt të dytë me një vlerë prej 27 mln euro, ku 20 janë kredi dhe 7 do të vijnë si financim nga gjermanët.
Agjencia e zhvillimit turk ka filluar punën në “Qytet Studenti” dhe do të jetë pjesë e programit.
Brenda këtij mandati do të jenë të rindërtuara të gjithë konviktet. Do të ketë një transparencë financiare për institucionet publike të Arsimit të lartë”, – theksoi Rama.