“Transparencë për Portin e Durrësit”- Meta mbështet qëndrimin e delegacionit të BE: Shqipëria ka nevojë për investitorë strategjikë! Interesi i vetëm i kësaj qeverie të korruptuar…

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratat e delegacionit të BE në Tiranë dhënë për gazetën “Panorama” se duhet transparencë për projektin e Portit të Durrësit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-Kreu i Shtetit ka përshëndetur qëndrimin e BE, duke theksuar Shqipëria dhe Durrësi kanë nevojë për investitorë seriozë strategjikë dhe vendime të mirëkonsultuara me qytetarët.

Teksa rendit disa nga detyrimet që duhet të zbatohen, kreu i PL-së thekson se “interesi i vetëm i kësaj Qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar është për një tjetër aferë pas së cilës fshihet një mega-vjedhje dhe pastrim parash”

“E përshëndes qëndrimin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri lidhur me projektin e Portit të Durrësit dhe ndaj të njëjtat shqetësime, të shprehura edhe më herët, lidhur me nevojën për transparencë

Shqipëria dhe Durrësi kanë nevojë për investitorë seriozë strategjikë dhe vendime të mirëkonsultuara me qytetarët, shoqërinë civile dhe ekspertët, në respekt të Kushtetutës, sovranitetit shtetëror mbi infrastrukturën strategjike, parimet e konkurrencës, detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe Procesi i Berlinit.

Injorimi i këtyre detyrimeve dhe parimeve shumë të rëndësishme të funksionimit të një shteti ligjor, që synon anëtarësimin në BE, do të thotë se interesi i vetëm i kësaj Qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar është për një tjetër aferë pas së cilës fshihet një mega-vjedhje dhe pastrim parash”, thuhet në reagimin e Metës.

Zjarr Tv Ad