Transportet, raprezalje mbi autobusët ndërqytetas: Rrëmbejini pasagjerët dhe sillini në Tiranë!

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Ky është narkoshteti i skizoidit sadist! E pabesueshme gjer ku shkojnë narkohorrat! Lexoni mesazhin, imagjinata e njeriut normal e ka të vështirë të rrokë një udhëzim të tillë të atyre që urrejnë njeriun e thjeshtë!” – Me këto fjalë e ka paralajmëruar ish-Kryeministri Sali Berisha, denoncimin e një skandali që po ndodh me linjat interurbane të vendit, falë udhëzimeve që kanë nxjerrë njeri pas tjetrit dy ministra Transportesh, edhe Belinda Balluku pas Damian Gjiknurit.

Përshëndetje z. Berisha.

Jam një qytetar nga jugu i vendit. Ka mëse 6 muaj që ministrja Balluku ka nxjerrë këmishëbardhët në rrugët e vendit me “Fuoristrada” të zeza me zero kilometër, të blera me taksat tona, që po bëjnë reprezalje nëpër rrugë duke u vendosur gjoba të majme pronarëve të linjave të autobusëve ndërqytetas, duke zbatuar një udhëzim të Damian “tërmetit”, ish-ministrit të Transporteve, që ndalon në mënyrë absurde dhe pa logjikë, hipjen dhe zbritjen e pasagjerëve nëpër qytete ku duan njerëzit.

Për shembull, në qoftë se një grua do të shkojë nga Kavaja në Sarandë, duhet të shkojë në Tiranë dhe pastaj të marrë autobusin për Sarandë.

Një rast tjetër: ishin 15 turistë italianë në Plepa të Durrësit. Donin të shkonin në Sarandë. Prenotuan bileta “online” tek agjensia Tisa Travel, që operon në këtë linje dhe në momentin që hipin në autobus, vijnë këmishëbardhët dhe i marrin dokumentet shoferit e i thonë: “Duhet të vinin në Tiranë që t’i merrje” duke i vënë dhe gjobë 200 mijë lekë, kur ora ishte 13:00, në pikun e vapës dhe autobus nga Durrësi nuk ka, vetëm në ora 6 të mëngjesit.

Gjithë pronarët janë drejt falimentit, se do Damiani dhe Belinda, transport me dyer të mbyllura. Asnjëherë nuk ka pasagjerë nga Vlora apo Saranda apo nga çdo qytet, që të jenë direkt për Tiranë. Janë miks.

Ata duan që pasagjeri që udhëton për nga Vlora apo Saranda për në Fier apo  në Çermë të Lushnjës, duhet të vijë në Tiranë dhe pastaj të vijë në Fier.

Thuhet se duan t’i falimentojnë pronarët dhe t’i marrë Blendi Gonxhja me oligarkët e Rilindjes.

Zjarr Tv Ad