Mungesa e transportit ka bërë që pacientët në fshatin Mollas të mos marrin shërbimin e dializës. Bashkia ia kalon përgjegjësinë drejtorisë së kujdesit shëndetësor, por këta të fundit topin ia kalojnë sërish pushtetit vendor.
Një grup banorësh të fshatit Mollas në bashkinë e Cërrikut për shkak të mungesës së transportit prej ditësh nuk kanë mundësi të udhëtojnë drejt spitalit të Elbasanit për të marrë shërbimin e Dializës.
Mjeti i ofruar më parë nga një shoqatë bamirësie tashmë kërkon që pacientët të paguajnë për këtë transport gjë që sipas tyre është e papërballueshme.
Ata janë të detyruar që të marrin shërbimin e dializës 3 herë në javë çka ka bërë që gjendja e tyre të rëndohet.
Prej më shumë se dy javësh këta pacientë janë duke trokitur në çdo derë në institucionet vendore por deri më tani asnjë zgjidhje.
Bashkia e Cërrikut thote për këtë problem që nuk është kompetencë e kësaj bashkie por e Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësore Parësor në Elbasan.
Nderkohe qe drejtori ia hedh fajin bashkisë së Cërrikut, sipas të cilës është bashkia ajo e cila duhet të licencojë një automjet për këta pacientë.