Transporti ndërqytetas të hënën në protestë

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e hënë në të gjithë vendit do të pezullohet transporti ndërqytetas. Përfaqësues të shoqatës  kombëtare të Transportit Ndërqytetas i kanë rikujtuar ministres Belinda Balluku që të reagojë sa më parë në lidhje me kërkesat e tyre.

Operatorët kërkojnë që të krijohen stacione të ndërmjetme  mbi bazen e marrëveshjeve midis operatorëve, të luftohet konkurrenca e  pandershme dhe të pezullohen gjobat e vëna padrejtësisht.

Përfaqësuesit e shoqatës Kombëtare të transportit ndërqytetas, Leonard Shanaj dhe Eneo Sulejmanaj i kanë dorëzuar ministres 10 ditë më parë kërkesat e tyre në mënyrë zyrtare dhe i kanë lënë afat deri në 15 prill por edhe pse jemi vetëm një ditë para Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nuk ka kthyer asnjë përgjigje duke rrezikuar  në këtë mënyrë  që të paralizojë të gjithë transportin ndërqytetas në vend.

 

Zjarr Tv Ad