Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit që po hetohen për korrupsion aktiv

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata i kthen prokurorisë dosjen ku tre gjyqtarë të Apelit Durrës janë marrë të pandehur me akuzën e korrupsionit.

Këtë të hënë Krimet e Rënda, kanë vendosur të kthejnë dosjen akuzës për të kryer hetime të tjera, para se të kalojë për gjykim procesi në ngarkim të Kliton Spahiut, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitrit.

Gjyqtarët u vunë në hetim pasi dyshohet se, me  paratë e një biznesmeni kanë parë derbin Real Madrid – Barcelona katër vite më parë. Si biznesmeni ashtu dhe gjyqtarët e kanë mohuar akuzën, ndërsa 2 javë më parë ata u vunën nën akuzë për korrupsion aktiv.

Kjo dosje e sotme e seancës paraprake në gjykatën e Krimeve të Rënda do të duhet të rishikohet e më pas të vendoset nëse do të hapet apo jo, ndaj tre gjyqtarëve.

 

 

Zjarr Tv Ad