Tre muaj pa marrë pagat, punonjësit e një rrobaqepësie në Shkodër, punonjësit në protestë: Depozituam kallëzim në prokurori, kërkojmë drejtësi

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth 30 punonjës të një rrobaqepësie në Shkodër, prej 3 muajsh nuk kanë marrë as pagat e as sigurimet shoqërore!

Nga muaji korrik dhe shtator ato nuk janë papaguar! Pronari i kompanisë me 13 shtator ka mbyllur biznesin duke hapur një tjetër biznes, por pa i paguar punëtorët!

Këta të fundit kanë depozituar kallëzim në prokurori, ndërsa ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Ata kërkojnë të sigurojnë të ardhurat e familjes dhe kërkojnë drejtësi!

Pronari u ka prerë shpresat duke u thënë se asnjë pagë nuk do të marrin, kjo edhe si një hakmarrje ndaj kallëzimit që kanë bërë në prokurori.

30 familjare apelojnë ndaj institucioneve qe të  ndërhyjnë tek firma në mënyrë që ato të marrin 3 muajt e papaguar .

Zjarr Tv Ad